Formacionet zyrtare/ Brazili me Neymar kërkojnë 3 pikët e para në Kupën e Botës

Kupa e Botës sjell sot duele shumë interesante, teksa në orën 14:00, 5 herë kampionët e synojnë që të marrin suksesin e parë. Seleçao sfidon Kosta Rikën që konsiderohet edhe si skuadra më e dobët e grupit, në një ndeshje ku objektivi i vetëm për ekipin e Tites është fitorja.

Neymar është rikuperuar plotësisht dhe do ta nisë ndeshjen që nga fillimi ndërkohë që ndryshimi i vetëm në formacionin e Brazilit është në krahun e djathtë të mbrojtjes aty Fagner do të marrë vendin e Danilos.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kosta Rika i sjell fat Seleçaos sepse të dyja skuadrat bënin pjesë në të njëjtin grup edhe në Botërorin e vitit 2002 me Brazilin që mposhti 5-2 Kosta Rikën dhe më pas fitoi trofeun e Kupës së Botës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?