Formacionet zyrtare/ Meksika synon fitoren e dytë në grupe ndaj Koresë së Jugut
Koreja e Jugut pas pak minutash përballet me Meksikën në “Rostov Arena”, sfidë që do të mund të përcaktojë fatin e të dyja skuadrave.
Nëse Meksika arrin të triumfojë, do të hidhte një hap shumë të rëndësishëm drejt kualifikimit në fazën e 1/16-ave, ndërsa barazimi e mban matematikisht në lojë përfaqësuesen aziatike, që në sfidën e fundit në grup do të përballet me Gjermaninë.
Historia në fakt nuk e favorizon aspak Korenë e Jugut, që në 9 përballje me latino-amerikanët në finalet e Kupës së Botës nuk ka mundur të marrë qoftë një fitore brenda 90 minutave, duke humbur 6 e barazuar 3 takime.

KOHA JONË SONDAZH

