Formacionet zyrtare/ Portugalia me “alienin” Ronaldo kërkon 3 pikët e para ndaj Marokut

Pas pak minuta në stadiumin “Luzhniki Arena” do të luhet ndeshja e dytë në grupin B mes Portugalisë dhe Marokut. Të dyja këto përfaqësuese vijnë nga momente kryejtësisht të kundërta.
Portugalia arriti një barazim të vuajtur ndaj Spanjës në ndeshjen debutuese për meritë të Cristiano Ronaldo që bëri fenomenin e vërtetë duke realizuar një tre golësh, ndërkohë që Maroku bëri vetëvrasje ndaj Iranit teksa me një autogol në fund doli pa pikë nga ajo sfidë.
Portugali-Marok është edhe një lloj derbi i vogël pasi të dyja vendet janë shumë afër me njëra-tjetrën. Afrikanët luajnë sot shansin e fundit për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikimin, ndërsa Portugalia duhet ta fitojë këtë sfidë për të përfituar sa më shumë nga përballja direkte mes Iranit dhe Spanjës.
Fernando Santos ka konfirmuar të njëjtin formacion si ndaj Spanjës, teksa nga minuta e parë në krahë të Ronaldos, në majën e sulmit do të jetë Guedes. Në krahun tjetër Maroku kundërpërgjigjet me Boutaibi, i vetëm në majën e sulmit.


KOHA JONË SONDAZH

