Formacionet zyrtare të dy sfidave të Superiores ditën e sotme
Kategoria Superiore luan sot dy ndeshje të tjera shumë interesante, Laçi-Partizani dhe Kamza-Kukësi. Dy përplasje me rivalitet të madh për objektivat sezonalë të katër formacioneve që do të zbresin në fushë.
Në Laç pritet të zhvillohet një takim i nxehtë mes kurbinasve dhe të kuqve, që në kampionat kanë të njëjtin synim, të renditet në vendin e tretë, që do t’u siguronte pjesëmarrjen në Europa League. Laçi ka rezultuar një kockë e fortë për Partizanin në këtë sezon, duke marrë dy fitore dhe një barazim. Interesant është fakti që 15-herë kampionët e Shqipërisë nuk kanë shënuar qoftë një gol në portën e kurbinasve, por ecuria e javëve të fundit ka ngjallur optimizëm në kampin e kuq.
Në të njëjtën orë kampionët në fuqi të Kukësit do të vizitojnë Kamzën, që krejt papritur, brenda pak javësh, e sheh veten në vorbullën e mbijetesës.
Laçi-Partizani
Laçi: Vata, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjini, Lulaj, Eskerda, Kallaku, Nika, Uzuni, Reginaldo. Trajner: Gentian Mezani
Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Gojkovic, Belica, Kotobelli, Mala, Batha, Asani, Lucas, Progni, Çani. Trajner: Klevis Dalipi
Kamza-Kukësi
Kamza: Avdyli, Idrizi, Cukovic, Lelis, Zguro, Fukui, Arrabal, Malaj, Mehmeti, Fili, Plaku. Trajner: Ramadan Ndreu
Kukësi: Kolicci, Idrizi, Shameti, Hoxha, Rrumbullaku, Ebipi, Dzaria, Musolli, Cale, Shkodra, Balde. Trajner: Peter Pacult
KOHA JONË SONDAZH

