Formacionet zyrtare/ Zvicra sfidon me 4 shqiptarë Serbinë, kërkon 3 pikët e para
Pas pak minutash në “Kaliningrad Stadium”, Serbia pret Zvicrën në një duel shumë interesant dhe që mund të përcaktojë shumë për fatet e skuadrave që do të kualifikohen në grupin.
Shqiptarët e Zvicrës, Xhaka, Shaqiri, Xhemaili dhe Behrami ashtu siç pritej do ta nisin ndeshjen nga minuta e parë me shpresën për të marrë fitoren e parë, në një ndeshje që gjithsesi parashikohet shumë e ashpër.
Serbia pas fitores ndaj Kosta Rikës do të mbështet sërish te veteranët, Kolarov e Ivanovic dhe tek të rinjtë premtues Milinkovic-Savic e Mitrovic.


KOHA JONË SONDAZH

