Franca i falet një goli të rekordmenit Mbappe, Peruja kthehet në shtëpi (VIDEO)

Një gol i Kyilian Mbappe i ka mjaftuar Francës për të marrë 3 pikët e radhës në Kupën e Botës dhe për të siguruar kalimin për në fazën tjetër. Sfida e luajtur në “Ekaterinburg Arena” mes “gjelave” dhe Perusë dhuroi shumë emocione, por në fund ishin francezët ata që triumfuan 1-0.

Ekipi i Deschamps krijoi rastin e parë që në minutën e 11-të, kur Antoine Griezmann goditi shumë keq brenda zonës, edhe pse ishte në një pozicion të volitshëm. Raphael Varane iu afrua edhe më shumë golit 3 minuta më pas, por edhe pse kërceu më lart se të gjithë nuk e dërgoi dot topin në rrjetë me kokë. Në minutën e 30-të, Paolo Guerrero rrezikoi seriozisht portën e Lloris, pasi mori një top të artë nga Cueva nga e majta, por sulmuesi veteran përplasi topin në këmbët e gardianit francez.

Swiss Digital Desktop Reklama

Momenti vendimtari i ndeshjes vjen në minutën e 34-t, kur Mbappe do të arrinte që të shënonte golin e avantazhit. Ylli i ri i Paris SG dërgoi topin në portën e boshatisur peruane, pas një aksioni mjaft të mirë të Paul Pogba dhe Olivier Giroud. Mesfushori i Manchester United rrëmbeu një top para zonës peruane dhe pasoi në të majtë për Giroud. Sulmuesi i Chelsea-t kaloi topin mbi portierin kundërshtar dhe, pavarësisht se po shkonte në rrjetë, Mbappe e shtyu në portën e boshatisur për vulosur avantazhin e Francës. Sulmuesi i talentuar vendosi edhe një rekord, pasi u bë futbollisti më i ri i Francës që shënon në një turne ndërkombëtar, si Europian apo Botëror, me një moshë 19 vjeç e 183 ditë. Pas golit, Franca rrezikoi të realizonte sërish me Lucas Hernandez, pasi mbrojtësi i gjend i lirë në krah të majtë por gjuajtja e tij u grushtua nga portieri peruan.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në pjesën e dytë Peruja është më dominuese, duke krijuar edhe mundësi të mira shënimi. Pedro Aquino provoi me një goditje të fuqishme në hyrje të zonës, e cila preku pikën ku bashkohet shtylla me traversën dhe më pas shkoi jashtë, i shoqëruar me sy nga portieri Lloris. Franca kundërpërgjigjet me Matuidi, ndërkohë që disa minuta më pas Carrillo provoi me një goditje me të majtën në hyrje të zonës, por tentativa e tij përfundoi lart traversës. Të njëjtën gjë bëri edhe Farfan disa minuta më pas, por sërish nuk pati fat. Franca pas kësaj fitoreje kualifikohet për në fazën tjetër, ndërkohë që Peruja i thotë lamtumirë Kupës së Botës, ku mori pjesë për herë të parë. /Koha Jonë/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?