Franca shkatërron Holandën në pjesën e parë, Çekia shtang Poloninë për 3 minuta (VIDEO)
Franca ka shkatërruar 3-0 Holandën në 45 minutat e para, në duelin kualifikues për Euro 2024. Griezmann do të zhbllokonte ndeshjen që në minutën e dytë me një goditje fantastike me të majtën në hyrje të zonës.
6 minuta më pas, Upamecano do të dyfishonte shifrat duke përfituar nga përgjumja e mbrojtjes holandeze. Në minutën e 21-të do të vinte dhe goli i tretë me protagonist Mbappe.
Çekia ndërkohë ka fituar pastër 2-0 në 45 minutat e para ndaj Polonisë. Skuadra çeke do të shënonte dy gola të shpejtë në 3 minutat e parë të ndeshjes me Cvancara dhe Marmoush.
KOHA JONË SONDAZH

