Freiburgu përmbys Bayernin  dhe e eliminon nga Kupa e Gjermanisë (VIDEO)

Thomas Tuchel merr goditjen e parë të rëndë si trajner i Bayernit. Skuadra bavareze pësoi një disfatë të papritur 2-1 përballë Frieburgut në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë.

Bavarezët shënuan të parët me Upmecanon në minutën e 19-të, pasi një harkimi të kalibruar të Joshua Kimmich. U duk sikur liderët e Bundesligës do ta zgjidhnin shpejt çështjen e kualifikimit, por në të 27-tën Hofler lëshoi një predhë nga një distancë e largët, e cila befasoi portierin Sommer.

Befasia ndodhi në sekondat e fundit të kohës shtesë, me Holer që shndërroi në gol një 11-metërsh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?