Frikë në kampionatin francez, lojtari bie pa ndjenja në fushë

Në kampionatin francez të futbollit ka pasur panik gjatë ndeshjes Marseille-Montpellier pasi njëri prej lojtarëve ra pa ndjenja në minutën e 17 të takimit.

Qendërmbrojtësi i Montpellier, Kouyaté ra në tokë pa ndjenja pas një përplasje me Bitinia. Menjëherë shokët e tij të skuadrës kanë lajmëruar gjyqtarin e ndeshjes dhe ky i fundit ka ndërprerë lojën për t’i dhënë lojtarit ndihmën e parë.

Pas 5 minutash, lojtari me numrin 4 u ngrit sërish në këmbë por nuk dukej të ishte në gjendje të mirë, ndaj u zëvendësua në minutën e 22-të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?