FSHF arrin akordin, arbitra finlandez për ndeshjet më të “nxehta”
Pas Luksemburgut dhe Maltës, së fundmi Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një marrëveshje bashkëpunimi me Finlandën në lidhje me shkëmbimin e arbitrave në ndeshjet respektive.
Por jo vetëm në këtë pikë. Sipas asaj që bën me dije Sektori i Arbitrimit në FSHF, shkëmbimet e arbitrave me përvojë, si dhe ata të talenteve do të gjykojnë në takime të veçanta në Superiore dhe në Kategorinë e parë dhe anasjelltas. Gjithashtu edhe arbitrat tanë do të arbitrojnë në ndeshje të kampionatit finlandez, në momentin që ai do të nisë.
Po kështu, kurset e trajnimit, do të planifikohen nga ana e të dy federatave për arbitrat e rinj. Në momentet oportune dhe të volitshme, FSHF do të kërkojë arbitra nga Finlanda për ndeshje të rëndësishme në Kategorinë Superiore dhe të Parë, si në këtë sezon, ashtu edhe në sezonin e ardhshëm.
KOHA JONË SONDAZH

