Futbollisti i Barcelonës humb Botërorin

Kombëtarja e Spanjës do të bëjë pa Sergi Roberton në kampionatin botëror të futbollit që pritet të nisë në muajin nëntor në Katar.

Mesfushori i Barcelonës pësoi një dëmtim të rëndë në shpatull në ndeshjen e fundit në kampionat ndaj Atletiko Bilbaos që do ta mbajë jashtë fushave të lojës të paktën për 6 javë.

Futbollisti do të mungojë në ndeshjet e Ligës dhe Champions League dhe ndoshta do të jetë në dispozicion të Xavi Hernández vetëm në fund të dhjetorit, kur është planifikuar derbi kundër Espanyol.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?