Gati rikthimi i bujshëm te Atletiko nëse do të largohe Grizman
Atletiko Madrid do të bëjë lëvizje të rëndësishme gjatë kësaj vere. Largimi i Antoni Grizman, do të jetë padyshim një humbje e madhe për ekipin Simeones. Skuadra spanjolle tashmë është hedhur në sulm për Serxhio Agueron, i cili mund të rikthehet në ish-ekipin ku u bë i njohur. Sulmuesi argjentinas braktisi ekipin në 2011-ën për shumën e 45 milionë eurove, për t’u transferuar te Siti.
Në 7 vite te “qytetarët”, Aguero ka arritur të fitojë 3 tituj kampion në Premier League dhe 3 kupa lige dhe një Community Shield. Tekniku i Atelticos, Simeone, kërkon ta transferojë argjentinasin si zëvendësues të Kevin Gameiro, me këtë të fundit që duket se dëshiron të largohet, edhe pse drejtuesit e klubit janë të gatshëm të ulen për të biseduar me të për ta zgjatur më tej bashkëpunimin.
Sulmuesi i Sitit e ka deklaruar shpesh që kërkon të mbyllë karrierën aty ku e nisi, te skuadra e Independientes në Argjentinë, por në moshën 29-vjeçare dëshiron që përpara se të varë këpucët në gozhdë të përjetojë edhe një here emocionet me fanellën e Atletikos
KOHA JONË SONDAZH

