Gazetari i njohur italian: Broja merr vendimin për të ardhmen e tij tek Chelsea

Armando Broja ka pasur vështirësi për kohën e tij në fushën e lojës që pas kthimit nga huazimi, në ekipin e Chelsea-t. Ka pasur zëra të shumta se futbollisti shqiptar mund të largohet që në janar.

Broja ka luajtur vetëm 214 minuta në Premier League, që për një lojtar të moshës së tij, nuk janë aspak të mjaftueshme. Një huazim mund të ishte një opsion i mirë, por Chelsea nuk dëshiron që ta largojë.

Mesa duket lojtari ka vendosur që të qëndrojë dhe të luftojë për vendin në formacion te Blutë e Londrës. Sipas Fabrizio Romano, aktualisht nuk ka plane që Armando Broja të largohet nga Chelsea në huazim në janar dhe klubi dëshiron ta mbajë atë për shkak të vlerës së lartë. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?