Gjesti i madh i Hejkens: Merita kryesore për titullin është e …

Bajerni i Mynihut fitoi sot titullin e 6-të radhazi në Bundesligë ps pas fitores 4-1 ndaj Augsburg. Bavarezët mbyllën llogarit e kampionatit 5 javë para përfundimit. Duke folur pas ndeshjes për mediat gjermane trajneri Jup Hejkens befasoi të gjithë, pasi i dha meritat paraardhësit të tij.

“Nuk duam të festojmë. Të gjithë mund të festojnë privatisht. Ky është kampionati i gjashtë radhazi. Për disa është bërë e zakonshme. Në radhë të parë protagonistët janë lojtarët. Unë kam marrë përsipër një staf teknik që funksiononte shumë mirë.

Ky është suksesi i të gjithëve, jo vetëm i imi. Dua të përshëndes edhe Karlo Ançelotin. Ai jo vetëm që është një trajner i madh, por edhe një njeri i madh. Titulli është edhe meritë e tija”, u shpreh Hejkens.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?