Gjimshiti: Pjaniç u tregua “dinak”, ja si ma vodhi penalltinë (VIDEO)
Berat Gjimshiti nuk ka kaluar një fundjavë shumë të lehtë, pasi dje sfidoi Juventusin, në ndeshjen që u mbyll me rezultatin 4-2 në favor të bardhezinjve. Mbrojtësi i Kombëtares sonë në një intervistë për “ANSA” pas ndeshjes u shpreh se penalltia e parë nuk ishte.
“Në episodin e parë nuk bëra faull. Pjaniç u tregua dinak dhe më preku, edhe pse topi kaloi poshtë këmbëve. Kurse por rastin e dytë me ndershmëri them se nuk e pashë mirë dinamikën. Higuain e stopoi topin shumë bukur dhe besoj se ishte e vështirë për Violën ta evitonte kontaktin.
Loja mbrojtëse? Nuk është vetëm mbrojtja që punon: e gjithë skuadra e di çfarë duhet bërë dhe kjo na ndihmon shumë. Nga këto ndeshje mund të marrim shumë gjëra pozitive. Janë edhe shumë ndeshje, ku do të përpiqemi të fitojmë, sepse ky është mentaliteti i duhur.
Jemi të fundit, por do të japim gjithçka në fushë deri në fund. E ardhmja. Ndihem shumë mirë te Benevento dhe do të më pëlqente të qëndroja. Jam në huazim dhe do të vendoset në fund të kampionatit çdo gjë”, u shpreh Gjimshiti.
KOHA JONË SONDAZH

