Gjoka i druhet impenjimit të lojtarëve: Fitorja me Lushnjën, vlen si ajo me Skënderbeun
Vllaznia në fundjavë do të ketë një ndeshje të lehtë në letër ndaj Lushnjës së vendit të fundit. Para duelit, trajneri Ernest Gjoka ka kërkuar impenjim maksimal nga skuadra dhe që të mos ketë nënvlerësim.
“Asnjë nënvlerësim nuk ka në radhët tona për këtë ndeshje. Vllaznia e ka pësuar vjet duke nënvlerësuar një skuadër që kishte rënë nga kategoria. Edhe unë kur isha tek Kukësi e pësova nga një nënvlerësim i tillë. Duke ditur këtë situatë, e kemi vlerësuar maksimalisht ndeshjen dhe ky trepikësh ka shumë vlerë për ne.
Fitorja ndaj Lushnjës vlen po aq sa ajo me Skënderbeun, Kukësin apo çdo skuadër tjetër të Superligës. Duhet patjetër që të vazhdojmë serinë e rezultateve pozitive dhe të paraqitjeve të mira që kemi bërë në fazën e tretë të kampionatit sepse vetëm kështu, do ia dalim të arrijmë objektivin që kemi”, është shprehur trajneri Gjoka.
KOHA JONË SONDAZH

