Gjyqtari i kërkoi fanellën Ronaldos ndaj Marokut, FIFA del me një deklaratë
FIFA doli me një deklaratë publike në lidhje me arbitrin e ndeshjes Marok-Portugali, kanadezi Mark Geiger, i cili sipas mediave ka kërkuar fanellën e Ronaldos në pushimin e ndeshjes. Disa lojtarë, veçanërisht Nordin Amrabat, u ankuan ashpër duke pretenduar se arbitri e shihte me admirim Cristianon.
Përballë këtij lajmi, FIFA doli me një deklaratë për shtyp, ku shkruar: “Duke pasur parasysh botimet në media që thonë se Mark Geiger ka pyetur kapitenin e Portugalisë në pushimin e ndeshjes, arbitri e ka mohuar kategorikisht. Na vjen keq për deklaratat e drejtuesve të Marokut. Geiger ka zbatuar rregulat, ashtu si çdo lojtarë tjetër”, shkruan FIFA.
Pas fitores humbjes ndaj Portugalisë, Maroku u eliminua nga Kampionati Botëror dhe do të luajë një ndeshje pa objektiva ndaj Spanjës në sfidën e fundit. /Koha Jonë/

KOHA JONË SONDAZH

