Goditi portierin serb, PSV përjashton për 40 vite tifozin që hyri në fushë
PSV Eindhoven ka përjashtuar një tifoz të vetin për 40 vite nga futja në stadiume, pasi goditi me grusht portierin e skuadrës kundërshtare gjatë një ndeshje në Europa League.
Ngjarja ndodhi në shkurt, kur tifozi zbriti në fushë dhe goditi me grusht në fytyrë parterin e Sevilla-s, Marko Dmitrović.
Në një deklaratë për mediat, PSV tha se përjashtimi është dënim shtesë që i jepet tifozit, përveç gjobës që mund të marrë nga UEFA. “Për momentin ai është duke vuajtur dënimin me 2 muaj burg, vendosur nga një gjykatë lokale.
PSV shtoi se tifozit i ndalohet edhe të qarkullojë pranë stadiumit për 2 vite, ndërsa zbuloi se ai nuk duhet të ishte lejuar brenda për ndeshjen pasi ishte pezulluar më parë nga Federata Holandeze e Futbollit.
KOHA JONË SONDAZH

