Granit Xhaka s’i mjafton Arsenalit, merr barazimin e parë në kampionat dhe ruan kreun (VIDEO)

Arsenali nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 1-1 ndaj Southampton. Ky është barazimi i parë sezonal për Topcinjtë e Londrës.

Ekipi i Artetës e nisi mjaft mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh që në minutën e 11-të. Granit Xhaka u tregua i vëmendshëm brenda zonës duke realizuar me një goditje me të djathtën.

Arsnali uli ndjeshëm ritmin, që do të sillte dhe golin e barazimit në pjesën e dytë. Stuart Armstrong përfitoi nga përgjumja e londinezëve për të barazuar shifrat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arsenali me këtë barazim ngjitet në kuotën e 28 pikëve, sërish në vendin e parë, por tashmë me vetëm dy pikë më shumë se Manchester City. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?