FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Grizman zbulon “sekretin” e formës fantastike në pjesën e dytë të sezonit

Sulmuesi francez i Atletiko Madridit, Antoin Griezman po kalon një moment fantastik në këtë sezon.  Që pas rikthimit në shtëpi të Diego Costa-s tek “El Colchoneros” skuadra e dytë e Madridit ka shtuar serinë e rezultateve e pozitive në kampionatin spanjoll duke u renditur në vendin e dytë përpara rivalëve të betuar të Real Madridit.

“Ҫdo gjë është përmirësuar që kur Diego ka hyrë në lojë. Ai po ndihmon vërtet. I mban mbrojtësit kundërshtarë të zënë kështu që unë kam më tepët liri për të provuar disa gjëra në fushë sepse nuk jam gjithmonë nën presion për të lëvizur brenda dhe rreth zonës kundërshtare”, deklaroi për të përditshmen spanjolle “AS” futbollisti më i mirë i skuadrës së Diego Simeone-s.

Griezman ka shënuar këtë sezon 24 gola në të gjitha kompeticionet.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?