Guardiola ëndërron super yllin e Real Madridit falas verën e ardhshme
Manchester Cty ka një ëndërr të madhe në merkaton e verës. Bëhet fjalë për Toni Kroos, të cilit i përfundon kontrata në qershorin e vitit 2023 dhe ende nuk e ka rinovuar me skuadrën e Real Madridit.
Trajneri pep Guardiola do të bëjë një tentativë në verë për të forcuar repartin e mesfushës me një futbollist me shumë eksperiencë. Edhe pse 33 vjeç, futbollisti gjerman jep garanci në ekipin që “qytetarëve” që pëlqen të luajë shumë me topin.
Te Los Blancos ndërkohë janë optimist se Kroos shumë shpejt do të rinovojë dhe do t’i qëndrojë besnik deklaratës se do ta mbyllë karrierën te Reali. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

