Guardiola i “fiksuar” me Haaland, veprimi i fundit te Norvegjia i ka habitur të gjithë
Kur fiksohet Pep Guardiola me lojtarët është e vështirë për ta ndalur. Së fundmi strategu i njohur ka dërguar fizioterapistin Mario Pafundi për të ndjekur nga pranë Erling Haaland në grumbullimin e Norvegjisë.
Lajmi është konfirmuar dhe nga trajneri i nordikëve, Stale Solbakken.
“Janë 26-27 futbollistë, ndonjëherë dy fizioterapist nuk mjaftojnë. Haaland na ka thënë se ka një fizioterapist shumë të mirë te City. Pafundi nuk do të kujdeset vetëm për të, por edhe për lojtarët e tjerë”, tha strategu i Norvegjisë. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

