FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Guardiola injoron Junajtid, mendon për përmbysjen ndaj Liverpulit në Champions

Mançester Siti këtë fundjavë do të luajë derbin e famshëm ndaj Junajtid, por me mendjen më shumë te sfida e kthimit në Champions ndaj Liverpulit. Një fitore e mundshme do të sillte edhe zyrtarisht titullin kampion për këtë sezon. Trajneri Pep Guardiola nuk e ka fshehur se po mendon më shumë për ekipin e Klop.

“Ne do të mendojmë për Ligën e Kampioneve menjëherë pas Junajtidfd. Duam të krijojmë ritëm të mirë. Liverpul është thuaje i kualifikuar për në gjysmëfinale. Por pak shpresë ka. Ne do të përpiqemi. Nuk ka dyshim që do të luajmë për fitore ndaj Junajtid, por gjithashtu një sy do ta kemi nga e marta. Çfarëdo që të ndodhë në derbi, ne kemi edhe 6 shanse të tjera.

Jemi 16 pikë para dhe kjo është diçka shumë e mirë. Është thuajse e mbaruar. Është njësoj si situata që ndodhet Liverpool”, deklaroi tekniku i Sitit.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?