Guardiola: Vështirë ta fitosh Champions League sepse aty është gjithmonë Reali
Pep Guardiola, pas barazimit të mbrëmjes së djeshme në Danimarkë ndaj Kopenhagen, ka dhënë një deklaratë shumë interesante. Spanjolli është shprehur se është e vështirë të fitosh Championsin kur në garë është Reali.
“Championsi është shumë i vështirë për t’u fituar, pasi aty është Real Madrid gjithmonë. Ajo që morëm në Kopenhagen është një pikë e mirë, sese nuk është e thjeshtë që të barazosh me 10 kundër 11.
Jam shumë i kënaqur nga paraqitja e ekipit. Haaland? E përfundoi ndeshjen ndaj Southampton shumë i lodhur dhe nuk kishte kohë për rikuperim. Sot (dje) ka qenë më mirë, por vendosa që ta mbaja pushim”, deklaroi Guardiola. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

