FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Guri zbulon të ardhmen: Në fund të sezonit largohem nga Kukësi!

Sulmuesi i Kukësit, Sidrit Guri po kalon një sezon mjaft të mirë, duke qenë një ndër proagonistët e ekipit të tij. Duke qenë se ai nuk luan ndaj Kamzës, bomberi i njohur ka folur në emisionin  “Gol pas goli”, duke zbuluar dhe të ardhmen e tij.

“Ndihem keq pasi dua të jem vazhdimisht në lojë dhe të shpreh vlerat e mia. Në dy fazat e para nuk kam qenë sulmues i mirëfilltë, ndërsa me ardhjen e Pakultit jam sulmues kryesor, prandaj kam shënuar dhe më tepër.”

Pse merrni kaq shumë kartonë?

Swiss Digital Desktop Reklama

Si sulmues i vetëm që jam, kam më shumë presion dhe dalë nga vetja.

Swiss Digital Mobile Reklama

A ka oferta konkrete për shërbimet tuaja?

Nuk më kanë thënë diçka konkrete, por ka interesime mjaftueshëm dhe them se në fund të sezonit do lëviz.

Cila do të jetë preferenca juaj për tu transferuar?

Cila do të jetë më e mira për mua atje do shkoj. Kam qejf që të luaj në Evropë. Jam i ri dhe mund të rritem mjaftueshëm dhe të luaj në Evropë dhe jo të largohem pas saj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?