HISTORIKE/ Shqipëria e minifutbollit kualifikohet për në Kupën e Botës

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë dhe kualifikohet në Kupën e Botës në Essen të Gjermanisë. Përfaqësuesja “kuqezi” në miniftuboll triumfoi me rezultatin 1-4 ndaj Qipros, duke prerë kështu një biletë për të shkuar në Gjermani në muajin qershor.

Ishin qipriotët ata të cilët gjetën të parët rrugën drejt rrjetës, duke realizuar në minutën e 11-të me Tsitsos. Megjithatë vetëm pak minuta më pas, më saktë në minutën e 15-të Endri Kaca barazoi për Shqipërinë, duke e mbyllur pjesën e parë në barazim.

Në pjesën e dytë skuadra “kuqezi” tregoi tjetër fytyrë dhe shënoi edhe tre herë të tjera me Armand Gapi, ndërsa Xhulio Reci realizoi dy gola. Djemtë “kuqezi” festuan kualifikimi për herë të parë të Shqipërisë së minifutbollit në një kupë bote.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?