Hojlund shënoi tripletë ndaj Finlandës, shoku i tij: Është makineri golash, tani s’ka kush e mban!
Rasmus Hojlund udhëhoqi Danimarkën drejt fitores kundër Finlandës me një tripletë. Alexander Bah, mbrojtësi i Benfica-s e komentoi në këtë mënyrë mbrëmjen e talentit: “Mendoj se nuk do të dal me Rasmus në orët në vijim, nuk do të jetë kënaqësi të jesh pranë tij, kjo është e sigurt. Ai është pak arrogant, ndaj duhet të mendojmë që ta ulë disi tonin”.
Më pas vijoi komentin duke qeshur: “Po bën diçka të shkëlqyer, është një djalë i mirë, e meriton suksesin që ka. Është një makinë golash dhe nuk jam i befasuar për 3 golat që shënoi. Po bën mjaft mirë te Atalanta, ka treguar se sa potencial ka. Mund të shkojë larg”. /R.Lika-Koha Jonë/


KOHA JONË SONDAZH

