Humbja poshtëruese e Brazilit 7-1 ndihmon në shitjen e televizorëve katër vjet më vonë

Katër vite nuk kanë mjaftuar për të zbehur turpin që brazilianët ndjenë gjatë Kupës së Botës së kaluar. Por të paktën disa kanë nisur të qeshin sërish dhe të bëjnë para me këtë rast.

“A e ke kurajon ta shohësh botërorin në televizorin e shtatë-me-njëshit?”, pyet klientët një prej kompanive që shesin elektronike në Brazil.

Për shumë brazilianë humbja 4-1 në gjysmëfinale ndaj Gjermanisë në Belo Horizonte në 2014 ishte një tragjedi kombëtare, të cilat gazetat e quanin “masakër”. Fëmijët dhe të rriturit qanë, ndërsa legjenda e futbollit Pele u shpreh se nuk kishte parë kurrë diçka si ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndaj, tani reklamat e Magazine Luiza i nxisin fansat të heqin televizorët e vjetët dhe tersin që ato mund të mbajnë duke i ndërruar me një televizor të ri më të bukur dhe të më të madh për të parë ndeshjet në Rusi.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk do të lejoj asnjë brazilian të shohë ndeshjet në ekranet e 7-me-1-shit”, thotë drejtori i Magazine Luiza.

Fushata e marketingut duket se ka funksionuar dhe shitjet për gjysmën e parë të vitit janë dyfishuar.

Por, çfarë do të bëjnë brazilianët me televizorët e tyre të vjetër të mallkuar? Sigurisht që do t’ia dërgojnë rivalëve të vjetër të Argjentinës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?