Humor dhe spektakël në peshimin para ndeshjes me Tajson Furi dhe Sefer Seferi (VIDEO)

Sefer Seferi do të ketë një rival shumë të vështirë, Tajson Furin në duelin që do të zhvillohet nesër në Mançester. Të dy boksierët u peshuan ditën e sotme përpara duelit. Të dy u panë të qeshur dhe të afërt me njëri-tjetrin. Madje ish kampioni i botës, Furi, në një moment e mori në krahë shqiptarin dhe e mbajti atë për disa sekonda lart, duke shkaktuar të qeshura, por edhe një situatë gazmore mes të dyve.

Por kur u ul në tokë, edhe shqiptari e kapi për mesi dhe e ngriti në ajër 29 vjeçarin. Britaniku është i gjatë 206 cm, ndërsa rivali i tij 25 cm më pak. Ai gjithashtu peshon 25 kg më shumë se sa Seferi që ishte 95 kg.

Boksieri anglez nuk është në formën e tij më të mirë, dhe kjo është e dukshme edhe gjatë peshimit, ne pjesën e barkut.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?