Hysaj drejt Premier Leagues, Poketino e do te Totenhemi
Elseid Hysaj duket gjithnjë e më larg largimit nga Napoli gjatë kësaj vere. Skuadra e radhës që ka shfaqur interesim për mbrojtësin e Kombëtares sonë është Totenhemi. Kalimi i Kajli Uaker te Siti krijoi një vakum që nuk u plotësua dot as nga Trippier dhe as nga Serxhe Aurier, për këtë arsye drejtuesit londinez kanë shënjestruar mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare, Elseid Hysajn. Duke iu referuar mediave britanike shkodrani shihet si një hipotezë mjaft e vlefshme dhe trajneri Mauricio Pochetino ka dhënë “ok” e tij për startin e negociatave.
Përfaqësuesi i 24-vjeçarit, Mario Xhiufredi gjatë muajit prill ndodhej në Angli për të diskutuar një transferim të mundshëm tek Çelsi ose Liverpuli, megjithatë Totenhemi duket më i interesuar për shërbimet e Hysajt.
Futbollisti i kombëtares kuqezi ka një klauzolë prej 50 milion eurosh në kontratën e tij aktuale me Napolin e cila përfundon në vitin 2021.
KOHA JONË SONDAZH

