Hysaj: Ta mbyllim me fitore, edhe Messi nuk e fiton dot i vetëm Kupën e Botës

Placeholder Image

Në konferencën për mediat para miqësores ndaj Armenisë ishte dhe kapiteni Elseid Hysaj. Mbrojtësi shkodran theksoi që në këtë test duhet të merret një fitore për ta mbyllur sa më mirë një vit të vështirë.

“Duhet të marrim një fitore sepse kemi pasur një vit të vështirë. Një fitore do na shërbente të harronim vështirësitë e këtij viti, sepse kemi pasur disa ulje-ngritje. Besoj se të gjithë e duam këtë dhe të gjithë do të luftojmë që të dalim me sukses nga kjo sfidë e fundit. Ne hyjmë në çdo ndeshje vetëm për fitore, ashtu siç bëmë edhe ndaj Italisë. Duhet të japim maksimumin dhe duam vetëm fitore ndaj Armenisë.

Kanë ardhur shumë lojtarë të rinj, janë shumë të mirë, të edukuar, të përgatitur dhe që punojnë shumë, pasi e ndjejnë fanellën ashtu si ne që kemi më shumë vite këtu. Lojtarët e rinj e treguan edhe ndaj Italisë dhe kjo ndeshje me Armeninë do t’i ndihmojë akoma më shumë. Jam i bindur se pak rëndësi ka kush luan, pasi të gjithë japin maksimumin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kemi pasur shumë mungesa dhe kanë ndikuar drejtpërdrejtë në rezultate, por edhe në objektiva. Unë, por besoj të gjithë e kanë pasur ëndërr të veshin fanellën e Kombëtares dhe duhet ta kemi përsëri ëndërr, pasi këtu duhet të vijmë me qef dhe të gatshëm të tregojmë vlerat tona.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Normal duhet të jemi një grup i bashkuar sepse asgjë nuk zgjidhet me individë. Edhe Messi është lojtari më i mirë në botë, por nuk e ka fituar kurrë Kupën e Botës, prandaj ne duhet të jemi të bashkuar. Ky aspekt nuk na ka munguar, por duhet të bëjmë akoma edhe më shumë dhe të shfrytëzojmë eksperiencën, por edhe grintën dhe talentin e lojtarëve të rinj.

Mesazhi për tifozët? Me Italinë stadiumi ishte plot sepse kombëtarja italiane ka shumë mbështetës këtu, por ne jemi të vetëdijshëm se tifozët nuk na kanë braktisur kurrë. Na kanë mbështetur dhe na kanë qëndruar afër dhe na kanë mbështetur kudo ku kemi luajtur, jo vetëm në Shqipëri. Janë ndër pikat tona më të forta dhe duhet t’i falenderoj shumë, ndaj ne duhet të fitojmë ndaj Armenisë edhe për tifozët, që të mbyllim këtë vit me fitore”, deklaroi Hysaj.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?