I bie topi i bejsbollit në gotën e birrës, fansja e çmendur në SHBA i habit të gjithë (VIDEO)

Futbolli është sporti më popullor në të gjithë botën, por ka vende, që përjetojnë më shumë emocion edhe sporte të tjera. Për shembull nëse shkojmë në Amerikë, një nga sportet më popullore është bejsbolli.

Një nga fanset e pranishme në “Petco Park “ gjatë një ndeshje të Major League Baseball (kampionati më historik dhe popullor në Amerikë) ka pasur shumë fat, pasi topi i bejsbollit ka përfunduar në birrën e saj.

Menjëherë bukuroshja ka marrë vëmendjen e gjithë stadiumit, teksa ajo i ka habitur të gjithë duke pirë të gjithë gotën e birrës me topin në të, pa menduar shumë për higjienën. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?