Ibrahimovic në Sevilja për konsultë, fizioterapisti: Është viking, ndaj është shembull

Pas dëmtimit që i ndodhi në grumbullimin me Suedinë, Zlatan Ibrahimovic fluturoi në Sevilje për një konsultë me specialistin Carlos Moreno. Ky i fundit ka dhënë së fundmi një intervistë për Relevo duke dhënë disa detaje interesante.

“Ibra erdhi sepse fizioterapistët e tij na konsiderojnë si pikë referimi për disa patologji që mund të çojnë në komplikime. Ai është një person për t’u admiruar. Është 41 vjeç, por ka të njëjtën dëshirë dhe të njëjtën ambicie si gjithmonë, pavarësisht se kam pasur disa lëndime dhe operacione.

E njoh rastin e Ibrës sepse në 7 vitet e mia në Itali (te Udinese) fitova një farë reputacioni për trajtimet e mia inovative dhe rezultatet e mira. Në raste të komplikuara më shohin si pikë referimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Disa teknika invazive janë zgjidhje për të evituar operacionin. Me Ibrën është e lehtë te punosh është person me karakter dhe ambicie. Disa nuk të lënë të kryesh teknikat tona sepse janë të dhimbshme. Ai nuk thotë asgjë, një viking. Kjo është arsyeja pse ai është një shembull”, tha mjeku i Ibrahimovic. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?