Iniesta prezantohet në ekipin e ri në Japoni: E dua shumë këtë vend!

Andres Iniesta tashmë zyrtarisht një futbollist i ekipit japonez, Vissel Kobe, skuadër me të cilën do të mbajë veshur fanellën me numër tetë, sikurse te Barcelona, për tre vitet e ardhshme.

“Është një ditë e veçantë për mua. Është një hap i rëndësishëm për karrierën time. Duhet t’u shpreh mirënjohjen time drejtuesve që besuan tek unë në këtë projekt. Po pres me padurim të nis punën me skuadrën. Japonia është një vend që dua shumë. Shpresoj që si unë dhe familja ime të përshtatemi sa më shpejt dhe të kuptojmë kulturën japoneze.

Kam shumë respekt për futbollin dhe lojtarët japonezë. Janë inteligjentë dhe me nivel të lartë teknik. Pata fatin të kisha disa oferta, por projekti që me paraqiti skuadrën Vissel Kobe ishte shumë interesant. Edhe kultura japoneze me duket e mrekullueshme. Duhet të dëfrehem me jetën këtu në Japoni”, u shpreh Iniesta, i cili do të luajë për herë të parë në një ekip tjetër, pasi për 16 vite është aktivizuar te ekipi i Barcelonës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?