FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Iniesta: Spanja e ka të pamundur që të fitojë Kupën e Botës në Rusi

Andres Iniesta ka folur për tema të ndryshme në një intervistë për revistën “GQ”. Ish-mesfushori i Barcelonës për më shumë se 15 vjet mendon me modesti se “La Roja” e ka thuajse të pamundur të triumfojë në “Rusi 2018”.

“Duhet t’i vlerësojmë si duhet rrethanat dhe të jemi të vetëdijshëm që është thuajse e pamundur për ta fituar Botërorin. Është shumë e vështirë.  Të shkosh atje dhe t’i kalosh raundet një e nga një nuk është aspak e lehtë. Ajo që na ndodhi para katër vitesh në Brazil duhet të na shërbejë në Rusi. Do të shkojnë në Botëror me këmbë në tokë.”

Iniesta e ka të qartë se Spanja është një përfaqësuese e madhe, që shihet si pretendente, por për të favoritë janë të tjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jemi në një etapë tjetër, me një trajner dhe staf të ri. Janë grumbulluar shumë lojtarë të rinj së fundmi. Është një përzierje e mirë mes lojtarëve me eksperiencë dhe atyre të rinj. Ky është një plus i madh. Spanjën e konsiderojnë pretendente, por unë mendoj se favoritë janë skuadrat e zakonshme, Brazili, Franca, Gjermania, Argjentina… Pastaj gjithmonë del një emër surprizë. Të gjithë i respektoj njësoj”, ka thënë Iniesta.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?