Injoroi presidentin e Realit, publikohet video që konfirmon largimin e Ronaldos

Kristiano Ronaldo do të largohet këtë verë nga Reali i Madridit, teksa ky lajm sa vjen edhe bëhet edhe më i vërtet. Një video që qarkullon së fundmi në Spanjë ka hedhur edhe më shumë dritë në lidhje me të ardhmen e portugezit.

“El Chiringuito de Jugones” raporton se pas kthimit nga Kievi, Real Madrid bëri parakalimin para tifozëve në kryeqytetin spanjoll. Në skenën e ngritur ku ishin të gjithë pjesëtarët e klubit nuk mungoi as Perez, që i ka përshëndetur të gjithë duke i dhënë dorën, përveç Kristiano Ronaldo-s, pasi ky i fundit e shmangu.

Një gjest i pahijshëm i pesë herë fituesit të “Topit të Artë” karshi presidentit, i cili duket se nuk ia ka përmbushur kërkesat financiare për t’ia rritur rrogën po aq sa e Mesit te Barcelona. Kjo video tregon qartë se pas 9 vitesh bashkëjetesë plot suksese, Ronaldo dhe Real Madridi po shkojnë drejt ndarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?