Inter transferon yllin brazilian, mungon vetëm firma (VIDEO)
Inter është drejt një tjetër blerje në merkaton e kësaj vere. Zikaltrit janë shumë pranë Malkolm, futbollist i Bordo, i cili ka spikatur në sezonin e fundit. Braziliani ka qenë një dëshirë e PSG, Liverpulit dhe Borusia Dortmund.
Të hënën në mbrëmje Drejtori Sportiv i Interit darkoi me homologun e tij te Bordoja dhe negociuan për çmimin dhe formulën e transferimit. Me dëshirën e Malkom në xhep, Ausilio i ka ofruar Bordosë 40 milionë euro, por me kushtin që pagesa të bëhet pas muajit qershor, kohë kur Interi ka mbyllur llogaritë me Fair Play Financiar.
Malkom është transferimi i katërt në këtë sezon pas Asamoah, De Vrij dhe Lautero Martinez. Ai ka shënuar 12 gola dhe 7 asist në sezonin e fundit. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

