Interi dhe Juventusi në garë për të rrëmbyer yllin e Chelsea-t

Interi dhe Juventusi janë në garë për të siguruar yllin e Chelsea-t, verën e ardhshme. Bëhet fjalë për N’Golo Kante, kontrata e të cilit i skadon në fundin e këtij sezoni.

Mesfushori francez ka pasur shumë probleme fizike kohët e fundit dhe te Chelsea nuk janë të bindur për rinovimin e kontratës së tij.

Nga kjo situatë kërkojnë të përfitojnë Interi dhe Juventusi që janë në garë për shërbimet e mesfushorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, të dyja ekipet italiane do të provojnë që ta “rrëmbejnë” Kante në merkaton e janarit, por Chelsea kërkon të paktën 20 milionë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?