Interi fiton me lehtësi ndaj Salernitanës, i merr vendin e 7-të Juves (VIDEO)

Inter vijon ecurinë e rezultateve pozitive, duke marrë një fitore të thjeshtë 2-0 ndaj Salernitanës. Lautaro Martinez zhbllokoi ndeshjen në minutën e 14-t me një super gol nga distanca, që do të shkonte në cepin e portës.

Skuadra zikaltër administroi rezultatin, ndërkohë që në pjesën e dytë do të shënonte një tjetër gol. Nicolo Barella do të realizonte një gol fantastik pasi mori një pasim të bukur nga Calhanoglu.

Inter me këtë fitore ngjitet në vendin e 7-të me 18 pikë, 2 më shumë se Juvenutsi. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?