Interi fiton me vuajtje ndaj Sassuolos, vendos dopieta e Dzekos (VIDEO)

Fitorja në Champions League ndaj Barcelonës, i ka shërbyer Interit edhe në kampionat, duke marrë një sukses 2-1 në transfertën ndaj Sassuolos. Heroi i zikaltërve ishte Edin Dzeko, i cili shënoi dopietë, duke zëvendësuar në mënyrën më të mirë mungesën e Lukakut.

Sulmuesi boshnjak zhbllokoi rezultatin në fundin e pjesës së parë, duke përfituar nga një rrëmujë në zonë. Më pas Sassuolo reagoi në fillimin e pjesës së dytë duke shënuar me Frattesin.

Interi zgjohet dhe në minutën e 75-të, do të rikthehet sërish në avantazh pas një goli me kokë të shënuar nga Dzeko, i cili ishte goli i 101-të për të në Seria A.

Swiss Digital Desktop Reklama

Asllani luajti nga minuta e parë, por do të zëvendësohej nga trajneri Inzaghi në fillimin e pjesës së dytë. Interi ngjitet momentalisht në vendin e 7-të me 15 pikë, ndërkohë që Sassuolo mbetet e 9-ta me 12 pikë. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?