Interi fiton super duelin ndaj Atalantës, ngjitet në vendin e katërt (VIDEO)
Inter merr fitoren e dytë radhazi duke triumfuar në shifrat 2-3 në transfertën ndaj Atalatës. Skuadra zikaltër nuk e nisi aspak mirë, pasi vendasit do të kalonin të parët në avantazh me Lookman.
Reagimi i Interi erdhi brenda pjesës së parë falë Edin Dzekos. Boshnjaku rezultoi protagonist për të tijtë pasi në pjesën e dytë, shënoi sërish dhe i dhuroi avantazhin Interit.
Në minutën e 62-të, Lautaro Martinez godet me kokë topin që pas një devijimi të Palominos duke shënuar.
Megjithatë, vendasit nuk ishin dorëzuar plotësisht dhe në 77-tën, Palomino shënoi për Atalantën që ndezi shpresat për një barazim të mundshëm.
Inter ia doli ta menaxhonte avantazhin dhe në fund triumfoi teksa tashmë zikaltërit ngjiten në vendin e katërt të klasifikimit me 30 pikë. Nga ana tjetër, Atalanta pëson humbjen e tretë radhazi dhe mbetet në vend të 6-të me 27 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

