Interi i së ardhmes nis nga rinovimet, “blindohet” Shkriniar

Interi po punon për ndërtimin e një ekipi për të luftuar për fitimin e kampionatit në sezonin e ri, teksa fillimisht po mendohet për rinovimin me disa nga futbollistët më cilësorë. I pari me të cilin ka nisur puna është qendërmbrojtësi Milan Shkriniar, më i kërkuari nga klubet më të mëdha europiane.

Akordi aktual me zikaltrit është me pagën 1.5 milionë euros deri në vitin 2022, por zgjatja e propozuar e kontratës deri në vitin 2023 do të shoqërohet edhe me një rritje page deri në 2.2 milionë euro, gjë që do ta bënte mes lojtarëve më të paguar të skuadrës zikaltër.

E njëjta gjë do të ndodhë edhe me Samir Handanoviç, portierin slloven që më 14 korrik mbush 34 vjeç. Kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2021, por ndryshe nga sllovaku, rinovimi me të nuk është i nevojshëm për momentin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?