Interi mendon një shkëmbim Zhoao Mario-Dembele
Interi është gati për të bërë një shkëmbim të bujshëm në merkato e verë. Zikaltrit janë shumë të interesuar për mesfushorin e Totenhemit, Mousa Dembele.
Belgu ka qenë i lidhur me një kalim në Serie A, me Milanin dhe Juven që janë klubet më të interesuara, ndërkohë që tashmë duket se zikaltërit janë në avantazh.
Për të arritur te 30-vjeçari, Interi është i gatshëm të ofrojë kartonin e portugezit Zhoao Mario, i cili e mbylli sezonin pikërisht në Premier League, i huazuar te Uest Ham. Totenham e vlerëson mesfushorin rreth 30 milionë euro, ndërkohë që Inter për të lënë të lirë Zhoao Marion kërkon 35 milionë euro.
KOHA JONË SONDAZH

