Interi merr fitore tenistike ndaj Bolognës dhe futet në zonën Champions (VIDEO)
Interi është treguar i pamëshirshëm ndaj Bolognës mbrëmjen e sotme, duke marrë një fitore tenistike në shifrat 6-1. Në fakt ndeshja nuk nisi aspak mirë për zikaltrit, pasi miqtë do të kalonin në avantazh me Lykogiannis në minutën e 22-të.
Gjithsesi festa e miqve zgjati vetëm 4 minuta, me Edin Dzeko që do të barazonte menjëherë. Di Marco dhe Martinez ndërkohë do të kalonin dhe thellonin rezultatin në 45 minutat e para.
Në pjesën e dytë, Di Marco shënoi një tjetër gol. Për të kompletuar mbrëmjen perfekte për ekipin e Inzaghit menduan dhe Calhanoglu nga pika e bardhë dhe Robin Gosens duke i dërguar shifrat në 6-1.
Interi me këtë fitore ngjitet në vendin e katërt me 27 pikë, po aq sa ka dhe Lazio, që ka një sfidë për të luajtur më shumë. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

