Interi shkatërron me poker Viktoria Plzen, kualifikohet për në turin tjetër (VIDEO)
Interi shfrytëzon më së miri shansin e parë dhe siguron kalimin për në turin tjetër të Champions League. Zikaltrit fituan me lehtësi 4-0 ndaj Viktoria Plzen, duke i dhënë fund shpresave të fundit të Barcelonës.
Skuadra e Inzaghit do ta zgjidhte ndeshjen thuajse në pjesën e parë. Mkhitaryan do të zhbllokonte shifrat në minutën e 35-të, ndërkohë që 7 minuta më pas Dzeko do të realizonte golin e dytë.
Në pjesën e dytë, sulmuesi boshnjaku firmosi golin e tretë, ndërkohë që për të mbyllur llogaritë mendoi Lukaku, i cili u rikthye në fushë me gol.
Club Brugge i kualifikuar toleroi Porton, duke pësuar një disfatë 0-4. Dy gola të Teremi, një nga Evanilson dhe një nga Eystaquio vulosën rezultatin. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

