Intervista e bujshme e Ronaldos, United kërkon ta largojë pa paguar asnjë cent

Intervista e dhënë së fundmi nga Cristiano Ronaldo për gazetarin pers Morgan ka shkaktuar shumë bujë, por dhe kaos te Manchester United, një klub që e akuzuar.

Avokatët e klubit anglez janë të sigurt që kanë arsyet e duhura për të akuzuar portugezin për shkeljen e kushteve të kontratës së tij dhe gjithashtu janë të sigurt se mund ta largojnë atë pa paguar asnjë shumë parash.

“Manchester United ka nisur hetimin këtë mëngjes në përgjigje të intervistës së fundit të Cristiano Ronaldos në media. Ne nuk do të komentojmë më tej derisa ky proces të arrijë në përfundimin e tij”, shkruhet  në një njoftim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas gazetës angleze, kanë nisur procedurat ligjore për prishjen e kontratës së tij pa asnjë dëmshpërblim. Cristiano duhet të marrë ende mbi 18 milionë euro nga “Djajtë e Kuq”, por skuadra angleze beson se largimi mund të ndodhë falas.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?