Inzaghi bën gati formacionin ndaj Juves, rikthehet i gatshëm edhe Brozovic

Simone Inzaghi ka pak dilema për formacionin e ndeshjes së të dielës kundër Juventusit. Acerbi dhe De Vrij është balotazhi i vetëm në mbrojtje.

Kundër bardhezinjve pritet të rikthehen titullarët që kanë koleksionuar 4 fitore në 4 sfidat e fundit në kampionat.

Onana në portë, Skriniar dhe Bastoni në mbrojtje, Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan dhe Dimarco në mesfushë, ndërsa Dzeko dhe Lautaro në sulm.

Swiss Digital Desktop Reklama

I gatshëm për transfertën e Torinos është edhe Brozovic, që po stërvitet me grupin dhe nëse jep sinjale pozitive edhe sot, mund të grumbullohet për ndeshjen kundër Juventusit.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?