Inzaghi: E respektoj Juventusin, por nuk e kemi frikë
Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ka folur në prag të super duelit ndaj Juventusit, që do të luhet nesër në mbrëmje në Torino. Strategu i ekipit torinez ka vlerësuar bardhezinjtë, por sipas tij nuk i ka aspak frikë.
“Nesër është një ndeshje e rëndësishme për të dyja skuadrat. Ne e dimë që gjejmë një kundërshtar të fortë që ashtu si Interi ka fituar 4 nga 5 ndeshjet e fundit. E dimë se çfarë vështirësish do të ketë, do të gjejmë një ekip në rikuperim dhe një stadium të mbushur plotë. Kam respekt për Juventusit, por nuk kemi frikë.
Unë thashë të miat për Juventusin, ata kishin probleme, por ai ka dy formacione shumë të forta dhe përveç kësaj ai po aktivizon lojtarët e rinj. Ai ka skuadrën më të kompletuar në Itali dhe të rinjtë që janë një burim i rëndësishëm.
Brozovic? Është shumë i rëndësishëm në lojën tonë. Në dy ditët e fundit më ka befasuar, ka punuar mirë. Nuk besoj se do të fillojë nga fillimi, pastaj do të shohim. Sa për Lukakun është një mungesë e rëndë për ne”, deklaroi Inzaghi.
KOHA JONË SONDAZH

