Inzaghi i kundërpërgjigjet Allegrit:  Unë shoh renditjen aktuale, respekt për rivalët

Pas barazimit kundër Portos, nga ku erdhi dhe kualifikimi për në çerekfinale (kundër Benficës), skuadra e Inzaghit do të jetë e impenjuar nesër ndaj Juventusit. Strategu i zikaltërëve ka ironizuar në distancë Allegrin për vendin e dytë.

“Përgatitja mendore do të jetë thelbësore, e dimë se çfarë skuadre është Juventusi. Ndeshje vendimtare për vendin e dytë? Shoh renditjen e sotme, më pas u takon organeve kompetente që të vendosin. Skuadrat që luftojnë kanë nevojë për qartësi.

Ndërkohë duhet të kemi respekt maksimal për kundërshtarin. Skriniar do të mungojë kundër bardhezinjve, ndërsa në lidhje me paraqitjet e Lukakut jam shumë i kënaqur”, tha Inzaghi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?