Inzaghi: Të shfrytëzojmë mundësinë e artë, nesër s’duhet të biem në kurth
Interi ka shansin nesër që të kalojë në fazën e 16 ekipeve më të mira në Champions League me një fitore të mundshme kundër Viktoria Plzen. Skuadra zikaltër në letër e ka një mision të thjeshtë, por trajneri Inzaghi ka kërkuar kujdes maksimal nga futbollistët e tij.
“E dinim që nuk ishim me fat në short, ndërsa tani luajmë kualifikimin 1 ndeshje para se të përfundojë faza e grupeve. Është e qartë që nuk kemi bërë akoma asgjë, luajmë kundër një skuadre që po dominon kampionatin vendas, por për ne është një mundësi e artë dhe nuk duam të dështojmë. Nuk kemi frikë se do të biem në kurth, jemi të përqendruar dhe të vetëdijshëm.
Sezonin e kaluar shfrytëzuam një rast të ngjashëm, tani duhet të shfrytëzojmë edhe këtë mundësi, sepse e dimë që kualifikimi është shumë i rëndësishëm për të gjithë: skuadër, klub dhe tifozë.
Lukaku? Nëse edhe sot stërvitet si në ditët e kaluara do të jetë me ne. Bashkë me të edhe Gagliardini. Për Brozovic duhet akoma kohë, por të shohim nëse e rikuperojmë për ndeshjen kundër Sampdorias”, deklaroi Inzaghi.
KOHA JONË SONDAZH

